STAND UP FEST 4 nis sonte në Gjilan

STAND UP FEST 4 nis sonte në Gjilan

Stand Up Fest 4 rikthehet në Teatrin e Qytetit në Gjilan, sonte më 26 dhjetor dhe vazhdon më 27 dhjetor, nga ora 19:00 deri në 21:00.

Ky festival sjell në skenë artin e stand up-it përmes performancave të fokusuar, duke ofruar një eksperiencë të pasur humoristike dhe interpretative.

Organizuar nga Organizata “Varg e Vi”, festivali është një platformë ku komedianët më të spikatur ndajnë tregime, situata dhe ironinë e përditshmërisë me një qasje të sofistikuar dhe të menduar në detaje.

Programi i Stand Up Fest 4:

  • Nata e parë (26 dhjetor): Avni Shkodra, Ernest Zymberi, Euron Fetahu, Flakrim Fejzullahu, Hasim Memishi Sopi, Mentor Shuki, Valina Muqollo.
  • Nata e dytë (27 dhjetor): Alketa Syla, Avni Shkodra, Esat Shabani, Kushtrim Qerimi, Leon Bixhaku, Lulzim Buca, Met Sadria, Nina Sopi.

Biletat janë në dispozicion në rave-travel.com. Sigurohuni të rezervoni vendin tuaj për dy netët më të veçanta të humorit këtë fundvit.