Sri-Lanka prezanton një safir të rrallë që pretendohet të jetë më i madhi i llojit të tij

Një safir vjollcë me peshë 3,563 karatë, që konsiderohet më i madhi i këtij lloji në botë, është prezantuar të shtunën në kryeqytetin e Sri-Lankës. Guri i çmuar, i quajtur “Star of Pure Land”, është certifikuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vlerësohet të ketë një vlerë prej 300 deri në 400 milionë dollarë, raporton agjencia “AP”.
Eksperti i gurëve të çmuar, Ashan Amarasinghe, tha se safiri tregon një asterizëm me gjashtë rreze, një veçori e rrallë që e bën atë unik. Guri është gjetur në vitin 2023 pranë qytetit të Rathnapura, i njohur si “qyteti i gurëve të çmuar”, dhe aktualisht është në pronësi të ekipit “Star of Pure Land”, i cili dëshiron të mbetet anonim për arsye sigurie.