Sonte në Madrid: Drita sfidon Rayo Vallecano-n në UEFA Conference League!

Sonte në Madrid: Drita sfidon Rayo Vallecano-n në UEFA Conference League!

Vetëm disa orë na ndajnë nga sfida emocionuese e UEFA Conference League, ku FC Drita do të përballet me Rayo VallecanoMadrid.

Para këtij përballjeje, trajneri Zekirija Ramadani dhe kapiteni Besnik Krasniqi folën në konferencën për media, duke shprehur ambiciet dhe përgatitjet e ekipit.

Ramadani theksoi se, megjithëse Vallecano ka përvojë në La Liga dhe ka luajtur kundër gjigantëve si Real Madrid dhe Barcelona, motivimi i Dritës është në nivel maksimal: “Eksperienca nuk matet vetëm me emra, por me përkushtim dhe luftë për çdo minutë në fushë. Nesër do të japim maksimumin dhe do të luftojmë deri në fund.”

Drita vjen me disa mungesa të rëndësishme në këtë udhëtim evropian, përfshirë Rron Broja, Vesel Limaj dhe Faton Maloku, por pjesa tjetër e skuadrës është gati për të dhënë performancë të jashtëzakonshme.