Shqipëria në top 20 vendet me IQ më të lartë në botë

Shqipëria në top 20 vendet me IQ më të lartë në botë

Ky rezultat përfaqëson një rritje prej 3.81 pikësh krahasuar me mesataren e vitit të kaluar, e cila ishte 97.19.

Sipas të dhënave më të fundit të renditjes së mesatares së IQ-së për vitin 2026, Shqipëria arriti një mesatare prej 101 pikësh, duke e vendosur vendin në vendin e 19-të globalisht.


Renditja është publikuar nga faqja International IQ Test, e cila monitoron zhvillimin e aftësive intelektive që nga viti 2018.

Në rastin e Shqipërisë, pjesëmarrësit në anketë kanë qenë 456 dhe ata mesatarisht kanë reflektuar IQ në nivelin 101 pikëve.


Shqipëria renditet pas vendeve si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, duke treguar një performancë të qëndrueshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës.

Ky progres mund të lidhet me investimet në arsimin e lartë dhe zhvillimin e kapaciteteve cognitive të popullsisë.

Renditja globale për 2026 tregon se vendet me IQ më të lartë janë Koreja e Jugut (106.97), Kina (106.48) dhe Japonia (106.3).


Shqipëria, duke u pozicionuar në vendin e 19-të, ka kaluar Zvicrën, Italinë dhe Greqinë, duke treguar një trend pozitiv krahasuar me vitet e kaluara.

Ky rezultat vendos Shqipërinë në hartën globale të vendeve me performancë të lartë mendore dhe tregon një trend inkurajues për zhvillimin e burimeve njerëzore.


Në kuadër të të dhënave të publikuara, vendet e tjera të rajonit si Serbia (99.83) dhe Maqedonia e Veriut (98.88) renditen më poshtë.

https://international-iq-test.com/en/test/IQ_by_country