Shqipëri – Serbi: Kuqezinjtë të motivuar për rezultat pozitiv

Shqipëri – Serbi: Kuqezinjtë të motivuar për rezultat pozitiv

Vetëm pak orë na ndajnë nga përballja e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila zhvillohet sot, e shtunë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kuptën e Botës 2026.

Kuqezinjtë do të jenë mysafirë të serbëve në stadiumin Dubocica në Leskovc, me startin e ndeshjes nga ora 20:45. Kjo do të jetë ndeshja e gjashtë për Grupin K, ku çdo pikë ka rëndësi për pozicionin në tabelë.

Ekipi i trajnerit Sylvinho vjen në këtë takim me formë në ngritje, pas fitores bindëse ndaj Letonisë, dhe synon një rezultat pozitiv që do t’i mbajë pranë Serbisë në garë. Për Shqipërinë, motivimi është i lartë, duke pasur parasysh edhe sfidat historike me këtë rival.

Në krahun tjetër, Serbia vjen pas një humbjeje të thellë në shtëpi ndaj Anglisë 5-0, dhe synon të rikthehet te rezultatet pozitive për të ruajtur shpresat për vendin e dytë në grup.

Parashikohet një ndeshje e fortë dhe e luftuar nga të dyja skuadrat, me tension dhe pasion të lartë. Megjithatë, motivimi i kuqezinjve dhe formën e mirë të fundit e bëjnë një rezultat pozitiv në këtë udhëtim të mundshëm.