Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka ka hyrë në një “realitet të ri” klimatik

Një “realitet i ri” po shfaqet në planetin tonë – dhe ai nuk është më paralajmërim, por fakt. Një raport i gjerë ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e 160 shkencëtarëve nga mbarë bota, tregon se Toka ka hyrë në një fazë kritike të ndryshimeve klimatike. Shkëmbinjtë koralorë, një nga ekosistemet më të rëndësishme të planetit, po zhduken me ritme të frikshme – mbi 80% e tyre janë prekur nga zbardhja masive për shkak të temperaturave rekord të oqeanit.
“Ne po i afrohemi pikave të kthesës që mund të transformojnë botën tonë,” – paralajmëron profesori Tim Lenton nga Universiteti i Exeter, duke shtuar se sistemet kryesore të Tokës – nga pyjet e Amazonës te akujt polarë – janë në prag të shembjes. Shkencëtarët theksojnë se ky kolaps mund të ndodhë shumë më shpejt se sa mendohej, ndërsa bota mbetet e papërgatitur për pasojat.
Megjithatë, raporti lë hapësirë për shpresë: përhapja e shpejtë e energjisë diellore, automjeteve elektrike dhe teknologjive të pastra tregon se ndryshimi është i mundur. “Tani është momenti për të vepruar,” – thuhet në përfundim të raportit – “sepse mënyra si reagojmë sot, do ta formësojë sistemin e Tokës për shekujt që vijnë.”