Senati i Nju-Jorkut nderon Kosovën me rezolutë për 18-vjetorin e pavarësisë

Senati i Nju-Jorkut nderon Kosovën me rezolutë për 18-vjetorin e pavarësisë

Senati i Nju-Jorkut ka miratuar një Rezolutë të veçantë në nder të 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisëRepublikës së Kosovës, duke e cilësuar vendin si partner dhe aleat të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara.

Rezoluta u sponsorizua nga senatorja Jessica Scarcella-Spanton dhe u mbështet nga dhjetëra bashkë-sponsorë nga të dyja partitë kryesore. Dokumenti shënon zyrtarisht datën historike17 shkurtit 2008 dhe vlerëson progresin e Kosovës si një nga shtetet më të reja në Evropë. Ai nënvizon gjithashtu rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe kontributin e komunitetit kosovarkulturën, ekonominë dhe jetën socialeNju-Jorkut.

Gjatë votimit, shumica e senatorëve u bashkuan për të njohur rrugëtimin historik të Kosovës, përfshirë luftën e viteve 1998–1999, ndërhyrjen e NATO-s dhe konsolidimin e institucioneve shtetërore pas pavarësisë. Rezoluta kujton gjithashtu rrënjët historike të vendit që nga Dardania e lashtë, duke theksuar rëndësinë e promovimit të vlerave demokratike dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

Senati i Nju-Jorkut thekson se qytetarët e Kosovës kanë arsye të jenë krenarë për arritjet e tyre në ndërtimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe krijimin e mundësive ekonomike.

Në përmbyllje, organi legjislativ shpreh urimet më të mira për popullin e Kosovës dhe përcjell mesazhin e qartë se ky vend do të vazhdojë të konsiderohet mik dhe partner i ngushtë i Shteteve të Bashkuara.