Rruga “Pajazit Ahmeti” drejt transformimit të plotë

Punimet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan po shkojnë drejt përfundimit, ndërsa asfaltimi, vendosja e ndriçimit dhe ndërtimi i trotuareve të reja po i japin zonës një pamje krejt tjetër. Makinat e punës dhe ekipet teknike po punojnë me ritëm të shpejtë për ta përmbyllur projektin sa më shpejt.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimin, kanë vizituar nga afër punimet. Hyseni u shpreh se rruga shumë shpejt do të marrë pamjen që qytetarët e meritojnë dhe se ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës në qytet.

