Robert De Niro në Kosovë: Historia e një familjeje dhe masakra e Reçakut shndërrohen në film ndërkombëtar

Robert De Niro në Kosovë: Historia e një familjeje dhe masakra e Reçakut shndërrohen në film ndërkombëtar

Një histori personale që përshkon dhimbjen dhe guximin e një familjeje shqiptare po merr formë në ekranin e madh. Producenti kosovar Fitim Krasniqi po realizon një film ndërkombëtar për luftën në Kosovë, që tregon nga fillimi deri në fund të tragjedisë, përfshirë masakrën e Reçakut. Për të bërë këtë projekt monumental, ai ka bashkuar 71 aktorë nga Hollivudi.

Në qendër të filmit është historia e babait të Krasniqit, një burrë që gjatë luftës u plagos dhe më pas u përball me humbje të papërshkrueshme. Për këtë rol jetësor, Robert De Niro ka pranuar të portretizojë figurën e babait, duke sjellë në ekran dhimbjen dhe guximin e personazhit.

Producenti rrëfen me emocion se De Niro, legjenda e kinemasë, ka një kontratë të veçantë: 1 milion dollarë për një ditë xhirimi dhe madje ujin që do të pijë gjatë skenave e sjell nga Amerika. Një detaj që tregon seriozitetin dhe madhështinë e projektit.

Xhirimet priten të fillojnë vitin e ardhshëm, pasi sfidat e organizimit dhe koordinimi i një kast-i kaq të madh e kanë shtyrë fillimin. Por, sipas Krasniqit, kjo do të jetë një nga prodhimet më të rëndësishme ndërkombëtare që trajton një kapitull të dhimbshëm të historisë së Kosovës.