Rita Ora me koncert në Ohër, biletat në shitje

Rita Ora me koncert në Ohër, biletat në shitje

Rita Ora, do të mbajë koncert në Ohër1 gusht 2026, në ambientet e Stadiumi Biljanini Izvori.

Eventi është paralajmëruar si një nga netët më të mëdha muzikore të verës në rajon.

Sipas njoftimit zyrtar të organizatorëve, tashmë kanë dalë në shitje biletat “Super të Hershme” (Super Early Bird) me çmim prej 30 euro.

Kjo kategori do të jetë në dispozicion deri më 1 mars 2026, ose deri në shterimin e sasisë së paraparë. Pas kësaj date, pritet të hapen fazat e tjera të shitjes me kategori dhe çmime të ndryshme.

Koncerti do të zhvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori”, një nga hapësirat më të mëdha për evente në Ohër, që zakonisht pret koncerte dhe aktivitete të mëdha verore.

Biletat mund të sigurohen online përmes platformës zyrtare të shitjes: www.kupikarta.com.