Riad Rashiti: Këto janë zotimet e PDK-së për mirëqenien sociale në Gjilan

Riad Rashiti: Këto janë zotimet e PDK-së për mirëqenien sociale në Gjilan

Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, kanë prezantuar programin e tyre për mirëqenien sociale, duke theksuar se angazhimi i tyre nuk do të mbetet vetëm në premtime, por do të shoqërohet me veprime konkrete.

Sipas Rashitit, prioritet është krijimi i mundësive reale për të gjithë qytetarët, me fokus të veçantë tek kategoritë në nevojë, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Programi i PDK-së parashikon masa që synojnë të mbulojnë nevoja të ndryshme, nga subvencionet financiare te mbështetja institucionale, duke garantuar qasje të drejtpërdrejtë në shërbime sociale dhe edukative.

  • Funksionalizimi i ‘Fshatit të Lumtur’.
  • Subvencionimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar (nën 18 vjet) – 100 euro çdo muaj.
  • Mbështetje financiare për nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuar (nën 18 vjet) – 200 euro çdo muaj.
  • Krijimi i fondit emergjent për nevojat e papritura të rasteve nën menaxhim nga QPS.
  • Sigurimi i pajisjeve shkollore, veshmbathjeve etj., për fëmijët e familjeve përfituese të asistencës.
  • Subvencionimi i familjeve strehuese dhe nënave vetushqyese.
  • Rritja e fondit për mbështetje me pako ushqimore për përfitues të asistencës sociale.
  • Subvencionimi i punësimit të personave me aftësi të kufizuar.
  • Qasja në informacion për personat e shurdhër.
  • Forcimi i bashkëpunimit qendër për punë sociale – prind – kujdestar – shkollë.
  • Krijimi i task-forcave profesionale për ndihmë psiko-sociale për fëmijët në konflikt me ligjin dhe përdoruesit e substancave psiko-aktive.
  • Vëmendje dhe ndihmë institucionale e përhershme për viktimat e trafikimit, krimeve seksuale, dhunës në familje, të moshuarve pa përkujdesje dhe kategorive të tjera në gjendje të nevojës sociale.
  • Ndërtimi i shkollës burimore regjionale.