Riad Rashiti: 1.3 milionë euro në vit për një Gjilan të pastër dhe të gjelbër

Riad Rashiti: 1.3 milionë euro në vit për një Gjilan të pastër dhe të gjelbër

Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, e nisi javën e dytë të fushatës duke shpalosur një plan që e quan “Gjilani i gjelbër dhe i pastër”. Ai premton se çdo ditë nga buxheti i komunës do të ndahen 1.3 milionë euro në vit për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e qytetit.

Plani i tij nis në janar 2026 me punësimin e 60 kujdestarëve të rinj për lagjet dhe fshatrat, investim prej 650 mijë eurosh në pajisje moderne dhe rritje page deri në 600 euro për punëtorët. Përveç kësaj, punëtorët do të kenë shujtë ditore dhe sigurim shëndetësor.

“Ky është angazhimi im për një qeverisje të përgjegjshme, që respekton punëtorët dhe garanton standarde të reja për cilësinë e jetës në Gjilan”, u shpreh Rashiti, duke e paraqitur planin si hap drejt një qyteti modern, të gjelbër dhe më funksional.