Qytetari në Istog dorëzon kuletën me mbi 3 mijë euro, policia ia kthen pronarit

Qytetari në Istog dorëzon kuletën me mbi 3 mijë euro, policia ia kthen pronarit

Një gjest i rrallë ndershmërie është shënuar në Istog, ku qytetari Sheremet Osmanaj ka dorëzuar në polici një kuletë të gjetur në rrugë që përmbante 3,194 euro e 30 centë. Ai është paraqitur vetë në Stacionin Policor të Istogut, duke raportuar gjetjen e kuletës dhe shumës së parave brenda saj.

Policia ka arritur të identifikojë pronarin e kuletës, i cili është ftuar në stacion dhe ka marrë mjetet e humbura pa asnjë mungesë. Sipas njoftimit zyrtar, kuleta i është kthyer bashkë me të gjitha të hollat.

Institucioni policor ka falënderuar qytetarin Osmanaj për veprimin e tij shembullor, duke e vlerësuar si një akt të lartë përgjegjësie qytetare dhe integriteti.