Punonjësit mbi 40 vjeç janë më produktivë me 4 pushimi, tregon studimi

Punonjësit mbi moshën 40 vjeç kanë nevojë për më shumë ditë pushimi për të ruajtur produktivitetin dhe performancën në punë, sugjeron një studim shkencor. Sipas hulumtimit të publikuar në Working Paper Series të Melbourne Institute, modeli tradicional i punës me pesë ditë në javë dhe vetëm dy ditë fundjavë nuk është më i përshtatshëm për këtë grupmoshë.
Studiuesit kanë zbuluar se punimi për më shumë se tre ditë në javë, pas moshës 40-vjeçare, mund të ketë ndikim negativ në përqendrim, efikasitet dhe aftësi vendimmarrëse. Në vend të kësaj, katër ditë pushim në javë rezultojnë të nevojshme që punonjësit të jenë më të mprehtë mendërisht dhe më të kujdesshëm në ambientin e punës.
Studimi thekson se lodhja kronike, stresi dhe mungesa e rikuperimit adekuat ndikojnë drejtpërdrejt në performancën profesionale, veçanërisht tek punonjësit në moshë të mesme. Rritja e kohës së pushimit ndihmon në ruajtjen e shëndetit mendor, përmirëson fokusin dhe redukton gabimet në punë.
Këto gjetje hapin debat të ri mbi modelet fleksibile të punës, javën katërditore dhe nevojën për politika më të përshtatura ndaj ndryshimeve biologjike dhe psikologjike që vijnë me moshën. Sipas studiuesve, investimi në pushim nuk ul produktivitetin – përkundrazi, e rrit atë.