Publikohet ilegalisht “No Peeking”, kënga e re e Rita Orës

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar me qetësi pas publikimit ilegal të një kënge të saj të re, një situatë që zakonisht shkakton pakënaqësi te shumë artistë.
Kënga titullohet “No Peeking” dhe është realizuar në bashkëpunim me DJ-në e njohur Gryffin, me të cilin Rita Ora ka bashkëpunuar edhe më parë. Ky projekt ishte menduar të përfshihej në albumin e saj të tretë, You & I, por më pas u hoq nga plani publik.
Megjithëse publikimi i paautorizuar i materialeve muzikore mbetet një fenomen i shpeshtë në industrinë muzikore, këngëtarja ka zgjedhur ta trajtojë situatën me pozitivitet. Në reagimin e saj në rrjetet sociale, ajo shkroi:
“Me gjasë, rrjedhja e këngëve është ende trend. Për fat të mirë, unë e dua këtë këngë. Kështu që, shijojeni. Faleminderit kujtdo që e lëshoi.”
