Prishtina prezanton monitorimin online të parkingjeve

Prishtina prezanton monitorimin online të parkingjeve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se parkingjet në kryeqytet tashmë do të monitorohen online, duke e lehtësuar për qytetarët gjetjen e vendeve të lira për parkim.

Sistemi i ri ofron informacion në kohë reale për disponueshmërinë e parkingjeve përmes tabelave digjitale të vendosura në hyrjet e rrugëve kryesore. “S’ka më nevojë të rrotulloheni në qytet duke kërkuar parking. Tash mund të shihni menjëherë a ka vende të lira apo jo,” ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Ky sistem synon të reduktojë trafikun dhe stresin e qytetarëve, duke e bërë Prishtinën më moderne dhe më të lehtë për t’u lëvizur.