PriFest 2025 hapet me filma të fuqishëm nga Ballkani

Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë – PriFest sjell këtë vit një kategori të veçantë me metrazh të gjatë nga Ballkani, me 6 filma që rrëfejnë histori të thella për lirinë, identitetin dhe dashurinë.
Programi do të ofrojë një kombinim të premierave botërore, rajonale dhe vendore, duke sjellë energjinë e kinemasë ballkanike para publikut kosovar.
Në kategorinë kryesore garojnë:
- “Ngryk” – Ilirjan Himaj (Kosovë & Shqipëri)
- “Emily” – Ajola Daja (Shqipëri)
- “The Pavilion” – Dino Mustafiq (Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni e Veriut, Serbi & Mali i Zi)
- “Eternity Package” – Magdelena Ilieva (Bullgari & Itali)
- “Burri i shtëpisë” – Andamion Murataj (Shqipëri, Itali, Austri, Kroaci, Kosovë & Maqedoni e Veriut)
- “Cycle” – Erkan Tahhuşoğlu (Turqi & Kosovë)
Ashtu si vitet e kaluara, festivali mbahet në Kino Armata. Ceremonia e hapjes zhvillohet sot nga ora 19:00, ndërsa festivali do të zgjasë deri më 14 shtator.