Presidentja Osmani pret mysafirë në “Darkën e Lamës” – tradita që rikujton lidhjen me tokën dhe mirënjohjen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka organizuar “Darkën e Lamës”, një ngjarje simbolike që lidhet me traditën e falënderimit për tokën, punën dhe bereqetin. Në këtë darkë morën pjesë personalitete të jetës institucionale e shoqërore, përfaqësues diplomatikë, si dhe figura publike, ndër ta edhe deputeti Dimal Basha.
Presidentja Osmani theksoi se “nga toka fillon gjithçka: jeta, bereqeti dhe begatia”, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që me punën e tyre e mbajnë vendin gjallë e krenar çdo ditë.
Kjo ngjarje, e themeluar fillimisht nga presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, mbetet një traditë që kujton lidhjen shpirtërore të popullit me tokën dhe rrënjët e tij. “Darkat e Lamës” janë kthyer në një simbol të unitetit dhe respektit ndaj punës së bujkut, si dhe ndaj trashëgimisë shpirtërore të Kosovës.