Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot një dekret me të cilin mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, sipas kompetencave të saj kushtetuese, njofton Presidenca.

“Ky vendim vjen pas propozimit zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila fitoi numrin më të madh të ulëseve në Kuvend gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit,” theksohet në njoftim.

Sipas Kushtetutës, z. Kurti, si mandatari për formimin e Qeverisë, është i detyruar që brenda 15 ditëve nga nënshkrimi i dekretit të paraqesë Kuvendit përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.

Presidentja Osmani i ka uruar z. Kurti, kryeministër në detyrë, suksese në këtë proces, me shpresën që Kosova të ketë sa më shpejt një Qeveri me mandat të plotë kushtetues.