Planprogrami “Gjilani 2026–2030” prezantohet sot nga Alban Hyseni

Planprogrami “Gjilani 2026–2030” prezantohet sot nga Alban Hyseni

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka hyrë në një fazë më dinamike edhe në Gjilan, ku gara për komunën shihet si një nga më të fortat në vend.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka paralajmëruar prezantimin e planit të tij qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Prezantimi i Planprogramit “Gjilani 2026 – 2030” do të bëhet sot, më 17 shtator, në Universitetin “Kadri Zeka” nga ora 19:00, ku Hyseni dhe ekipi i tij do të shpalosin para qytetarëve vizionin dhe projektet konkrete për zhvillimin e komunës.

“Me vizion të qartë dhe projekte konkrete për punët e mira. BASHKË për qytetin tonë!”, është mesazhi i Alban Hysenit në thirrjen drejtuar qytetarëve për pjesëmarrje.

Ky prezantim shihet si një nga aktivitetet kyçe të fushatës së Vetëvendosjes në Gjilan, duke synuar të bindë qytetarët me programin dhe prioritetet e ofruara.