PDK publikon listën e kandidatëve për deputetë

PDK publikon listën e kandidatëve për deputetë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka publikuar listën e kandidatëve që do të garojnë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Lista është gjithëpërfshirëse dhe përfshin profesionistë nga fusha të ndryshme, si dhe një energji të re me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë. Përfaqësimi i grave gjithashtu është forcuar, me 37 gra që garantojnë diversitet dhe barazi gjinore.

“Lista jonë reflekton përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror. Jemi bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara!”, ka deklaruar Hamza.