PDK në Gjilan thërret qytetarët në tubimin qendror, prezantohet programi i plotë i qeverisjes lokale

PDK në Gjilan thërret qytetarët në tubimin qendror, prezantohet programi i plotë i qeverisjes lokale

Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan, me kandidatin e saj për kryetar të komunës, Riad Rashiti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në Tubimin Qendror që do të mbahet këtë të shtunë, më 4 tetor, nga ora 17:00, në sheshin “Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha”.

Në këtë ngjarje pritet të prezantohet programi i plotë i PDK-së për qeverisjen lokale në Gjilan, ku do të theksohen prioritetet dhe vizioni i partisë për zhvillimin e komunës.

Tubimi do të jetë një moment i rëndësishëm i fushatës zgjedhore, pasi aty do të marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili do t’i drejtohet qytetarëve të Gjilanit me mesazhin e tij për mbështetje dhe unitet.

Sipas organizatorëve, ky tubim synon të paraqesë një ofertë të qartë politike dhe programore për qytetarët e Gjilanit, duke vënë në pah angazhimin e PDK-së për zhvillim ekonomik, përmirësim të infrastrukturës dhe shërbimeve publike, si dhe avancim të arsimit dhe shëndetësisë në nivel lokal.