Pas 21 ditësh errësirë, dielli më në fund buzëqesh mbi Aberdeen

Pas 21 ditësh nën re të dendura dhe reshje të pandërprera, dielli është shfaqur më në fund mbi Aberdeen, në veri-lindje të Skoci. Rrezet e fundit ishin regjistruar më 21 janar, duke shënuar periudhën më të gjatë pa diell që nga nisja e matjeve zyrtare në vitin 1957.
Banorët e njohur si “Qyteti i Granitit” panë qiellin e kaltër pasditen e së enjtes. Sipas Met Office, në zonën e Dyce u regjistruan 30 minuta me diell deri në orën 16:00 – mjaftueshëm për të thyer rekordin 21-ditor. “Gjëja e parë që bëra ishte t’u dërgoja mesazh miqve: ‘Djema, ka dalë dielli’,” tha studentja 21-vjeçare Kate Finlay nga Universiteti i Aberdeenit.
Fillimi i vitit 2026 solli borë të dendur dhe reshje rekord, me mbi 277 mm shi vetëm në Aboyne të Aberdeenshire – rreth katër herë më shumë se mesatarja mujore. Kushtet ndikuan në ndeshje futbolli, në punën në Detin e Veriut dhe në jetën e përditshme të fermerëve e qytetarëve.
Meteorologët paralajmërojnë ende për borë dhe akull gjatë natës, por presin ditë më të thata në vijim. Për banorët e Aberdeenit, megjithatë, ato 30 minuta nuk ishin thjesht statistikë – ishin një frymëmarrje pas tri javësh gri.