Pa ujë përkohësisht në Gjilan nesër – njofton KRU “Hidromorava” SH.A

Pa ujë përkohësisht në Gjilan nesër – njofton KRU “Hidromorava” SH.A

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan ka njoftuar se nesër, më 10 shtator 2025, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të ujit të pijshëm. Preken qyteti i Gjilanit dhe fshatrat përreth, për shkak të punimeve në FPU Përlepnicë. Ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 16:00.

Kompania kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe siguron se pas përfundimit të punimeve furnizimi me ujë do të rikthehet në gjendje normale. Për çdo pyetje apo informatë shtesë, konsumatorët mund të kontaktojnë linjën falas të kujdesit ndaj konsumatorëve në 080061000.