Oraret dhe agjenda e autobusëve për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Oraret dhe agjenda e autobusëve për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka bërë të ditur oraret dhe vendet e nisjes së autobusëve nga komunat e Kosovës për pjesëmarrje në marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Transporti është organizuar në bashkëpunim me përfaqësues lokalë, duke siguruar që çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë të ketë mundësi të sigurt dhe të rregullt për të udhëtuar drejt kryeqytetit.

Agjenda për secilën komunë, duke përfshirë vendin e saktë të nisjes dhe orarin përkatës, është e detajuar në njoftimin e bashkëngjitur.

Qytetarët ftohen të jenë në vendin e nisjes të paktën 15 minuta përpara orarit të caktuar për të garantuar nisje të rregullt dhe pjesëmarrje të sigurt në marsh.