Numri i ri i revistës “Gjeni”, një ftesë për adhuruesit e enigmave dhe leximit të shtypur

Numri i ri i revistës “Gjeni”, një ftesë për adhuruesit e enigmave dhe leximit të shtypur

Numri i ri i revistës “Gjeni” sjell për lexuesit një botim të ri me përmbajtje të pasur enigmatike dhe kulturore, duke vazhduar traditën e saj të gjatë në kultivimin e mendimit logjik, gjuhësor dhe krijues.

52 faqe të përgatitura me përkushtim, lexuesi në botimin e ri do të gjejë një larmi sfidash: fjalëkryqe klasike e skandinave, anagrame, rebuse, gjëegjëza, sudoku dhe enigma të tjera, që mprehin arsyetimin dhe ushqejnë kureshtjen intelektuale.

Përveç pjesës argëtuese, revista sjell edhe materiale studimore dhe historike nga fusha e enigmatikës shqiptare, duke e paraqitur atë jo vetëm si lojë mendore, por edhe si një pjesë të rëndësishme të kulturës gjuhësore të vendit tonë.

Në këtë botim vijon edhe Antologjia e enigmave shqipe, si dhe rubrika tematike “Ç’është enigmatika”, që e shfaq enigmatikën si art të mendimit – një ushtrim të vazhdueshëm për trurin dhe një pasurim të përhershëm të gjuhës.

Revista “Gjeni” mbetet një ftesë për lexim cilësor, përqendrim dhe argëtim të mençur, duke u bërë pjesë e pandashme e koleksioneve të të apasionuarve pas nigmave.

Pak histori për “Gjeni”: Revista u themelua në vitin 2001 dhe që atëherë ka botuar 5 numra me nga 52 faqe secili, duke ofruar një përzgjedhje të larmishme enigmesh, nga fjalëkryqe klasike e skandinave deri tek anagramet dhe rebuset, si dhe artikuj mbi historinë e enigmave.