Një natë e re për Prishtinën: Paquita Gordon vjen për herë të parë

Në skenën e gjallë të Prishtinës, ku netët urbane gërshetojnë energjinë e rinisë me tingujt e botës, Rave x PMC in një emër që mbart mbi supe jo vetëm reputacionin e një DJ-eje, por shpirtin e një rrëfimtareje muzikore: Paquita Gordon. Për herë të parë, më 8 nëntor, ajo do të prekë qytetin me setet e saj të rralla, të luajtura krejtësisht në vinil – një ritual i vjetër që shndërrohet në përjetim modern.
Paquita është e pakrahasueshëm në kulturën underground evropiane. Nuk është thjesht DJ, por një arkitekte e atmosferës, një udhëheqëse që ndërton ura mes epokave dhe gjeneratave muzikore. Në duart e saj, tingujt nuk kanë kufi: xhazi shpirtëror, psikedelia e viteve ‘70, ritmet e house e techno-s, deri tek valët trans që e ngritin trupin dhe mendjen në një hapësirë tjetër. Çdo set i saj është një rrëfim i pazakontë – një udhëtim që nis me qetësinë e improvizimit dhe përfundon në ekstazën e vallëzimit kolektiv.
Skenat ku ajo ka luajtur flasin vetë për peshën e saj artistike: Berghain Panorama Bar në Berlin, tempulli i subkulturës evropiane; De School në Amsterdam; Circoloco në DC10 në Ibiza – ikona të natës së pafundme. Publiku e ka ndjekur në festivale si Dekmantel, Epizode, Terraforma, apo në projekte të dokumentuara si Boiler Room, ku shikuesit në gjithë botën kanë dëgjuar magjinë e saj. Por Paquita shkon përtej klubeve: ajo ka performuar në institucione kulturore që e vendosin muzikën elektronike në dialog me artin bashkëkohor – ICA London, MACRO Rome, Pirelli Hangar Bicocca Milan.
Prania e saj është gjithmonë më shumë se muzikë. Është një gjendje, një përqafim i kolektives, një kujtesë se vallëzimi nuk është vetëm zbrazje energjie, por formë e pastër komunikimi dhe çlirim shpirtëror. Për këtë arsye, ardhja e saj në Prishtinë është një ftesë për një përvojë të rrallë: një natë ku qyteti bëhet pjesë e një historie më të madhe, e një zinxhiri global që lidhet përmes muzikës.
Më 8 nëntor, Rave x PMC sjell Paquita Gordon në Prishtinë – një moment që shënon një hap të ri për kulturën tonë të natës, një mundësi për të përjetuar se si muzika mund të jetë edhe art, edhe rit, edhe kujtim.
Biletat i gjeni në: rave-travel.com.