Një fshat alpin në Francë ofron skijim falas për të kursyer para!

Një fshat alpin në Francë ofron skijim falas për të kursyer para!

Fshati i vogël Saint-Colomban-des-Villards, i vendosur në Alpet franceze, ka marrë një vendim të paprecedent për sezonin dimëror: ski do të jetë plotësisht falas për të gjithë vizitorët.

Ky vendim është marrë pas një situate financiare të rënduar të stacionit të ski-së, i cili ka regjistruar deficit prej afro 25 vitesh. Vetëm vitin e kaluar, humbjet operative të stacionit arritën në 1 milion euro.

Bashkia e fshatit ka vendosur të eliminojë shitjen e biletave për këtë dimër, duke kursyer shpenzimet që lidhen me funksionimin e sistemit të biletave dhe pagat e stafit, të cilat arrijnë 41 mijë euro për sezon.

Në anën tjetër, kostoja e ofrimit të ski-së falas për vizitorët vlerësohet të jetë midis 150 mijë dhe 200 mijë euro, shumë më pak se shpenzimet e vitit të kaluar.

Zona e ski-së është e përshtatshme kryesisht për familjet dhe fillestarët, duke përfshirë dy lifta të vegjël dhe një rrip transportues për fëmijë.

Ky hap synon jo vetëm të lehtësojë qasjen në sportet dimërore, por edhe të tërheqë vizitorë të rinj dhe familjarë në fshat.