Nga subvencionet te Muzeu i Sportit: Programi i Arbër Ismajlit për zhvillimin e sportit në Gjilan

Nga subvencionet te Muzeu i Sportit: Programi i Arbër Ismajlit për zhvillimin e sportit në Gjilan

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arbër Ismajli, ka prezantuar programin e tij qeverisës, duke i dhënë një fokus të veçantë zhvillimit të sportit dhe përkrahjes së sportistëve lokalë.

Në kuadër të planit të tij, Ismajli ka premtuar mbështetje financiare për sportistët dhe klubet sportive, përfshirë subvencione dhe bursa, me prioritet tek sportistët kulminantë që përfaqësojnë Gjilanin në nivel ndërkombëtar.

Ndër iniciativat e tjera të programit të tij, kandidati ka parashikuar ndërtimin e Muzeut të Sportit dhe krijimin e Dhomës së Trofeve, si hapësira për promovimin e trashëgimisë sportive të qytetit.

Për më tepër, ai ka theksuar rëndësinë e organizimit të olimpiadës shkollore, panairit të sportit, garave lokale dhe kampingjeve për grupmosha të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe zhvillimit të talenteve të rinj.