Nesër, Prishtina bëhet epiqendër e xhudos me Turneun Ndërkombëtar ‘Adem Jashari

Nesër, Prishtina bëhet epiqendër e xhudos me Turneun Ndërkombëtar ‘Adem Jashari

Nesër, më 8 nëntor 2025, Salla e Sportit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë do të bëhet skena e një spektakli sportiv ndërkombëtar. Turneu i Xhudos “Adem Jashari” fillon në orën 10:00 dhe pritet të mbledhë garues nga Kosova dhe shtete të tjera si Shqipëria, Sllovakia, Republika Çeke, Sllovenia, Bullgaria, Polonia dhe Maqedonia e Veriut.

Ky eveniment organizohet nga Federata e Xhudos e Kosovës në bashkëpunim me Judo Club “Polici” Prishtinë, që do të garantojë një organizim të rregullt dhe profesional të garave.

Sportdashësit e xhudos janë të ftuar të ndjekin nga afër takimet, të mbështesin sportistët dhe të përjetojnë emocionet e një konkurrimi ndërkombëtar.

Salla e Sportit do të kthehet në një qendër të energjisë dhe adrenalinës sportive, ku xhudistë të rinj dhe të përvojë do të sfidojnë njëri-tjetrin në garat që premtojnë emocione dhe spektakël për të gjithë të pranishmit.