Nesër nis “Mitrovica International Jazz Days” – Mitrovica skenë e jazz-it botëror për tri net!

Nesër nis “Mitrovica International Jazz Days” – Mitrovica skenë e jazz-it botëror për tri net!

Mitrovica këtë fundjavë bëhet epiqendra e tingujve të jazz-it ndërkombëtar! Edicioni i tretë i festivalit “Mitrovica International Jazz Days” nis nesër, më 8 gusht, nën moton “MitroLove”, një mesazh i fuqishëm për dashuri, bashkim dhe art përtej kufijve.

natën e parë, publiku do të shijojë performanca nga Mike del Ferro (Holandë), Emma Smith (Angli), Eyrie (Japoni) dhe Hakan Başar Trio (Turqi).


natën e dytë, në skenë ngjiten Sheki Hoxha & Friends nga Kosova, në një mbrëmje që premton një përzierje unike mes jazz-it dhe hip-hop-it.


Ndërsa në natën e tretë, që është edhe mbrëmja përmbyllëse, do të performojnë Gianluca Petrella (Itali), HAEZZ (Austri), si dhe grupi Introspective nga Kosova me Ilir Bajrin, Visar Kuçin dhe Enes Beun.