Nesër në Gjilan: LVV përmbyll fushatën me tubim madhështor, Kurti pranë Hysenit

Më 9 tetor, në sheshin “Rexhep Mala & Nuhi Berisha” në Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje organizon tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, duke filluar nga ora 18:00.
Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të shprehur mbështetjen e tij për Alban Hysenin, kryetar aktual të Komunës së Gjilanit dhe kandidat për një mandat të dytë.
Hyseni ka ftuar qytetarët që të jenë pjesë e tubimit:
“Të dashur qytetarë, ju presim nesër, më 9 tetor, prej orës 18:00, në tubimin e fitores ku do të na nderojë me prezencë edhe Kryeministri Albin Kurti. Bashkë për 12 tetorin!”
Ky tubim shënon kulmin e fushatës së LVV-së në Gjilan dhe pritet të jetë një manifestim i madh i mbështetjes për kandidatin e tyre për kryetar.