Nazim Gagica premton transport publik urban në Gjilan

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nazim Gagica, ka prezantuar projektin e shumëpritur të transportit publik urban për qytetin e Gjilanit.
Ky projekt synon të përmirësojë lëvizjen dhe të lehtësojë trafikun në qytet përmes katër linjave kryesore:
- Linja 1: Pasjak – Qendër – Malishevë
- Linja 2: Livoq i Poshtëm – Qendër – Udhëkryqi i rrugës Tranzit
- Linja 3: Velekincë – Qendër – Rruga “Halim Orana” (e lidhur me lagjen Dardani I dhe II)
- Linja 4: Livoq i Epërm – Qendër – Shillovë
Gagica theksoi se realizimi i këtij projekti do të shënojë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës dhe krijimit të një Gjilani më të organizuar dhe të qarkullueshëm.
“Gjilani i ri po vjen”, Gagica gjatë prezantimit të projektit.