Namani dhe Thaqi vendosin sfidën, Gjilani eliminoi Lirinë

Namani dhe Thaqi vendosin sfidën, Gjilani eliminoi Lirinë

Skuadra e Gjilanit ka siguruar kualifikimin në Kupën e Kosovës, pasi mposhti Lirinë e Prizrenit me rezultat 2:1. Ndeshja ishte më e vështirë sesa pritej për vendasit, të cilët luajtën me një lojtar më shumë që nga pjesa e parë.

Ekipi i drejtuar nga Curri gjeti rrugën e golit përmes Hamdi Namanit dhe Armend Thaqit, që i dhanë avantazhin vendimtar Gjilanit. Pavarësisht epërsisë numerike, vendasit hasën rezistencë të fortë nga prizrenasit.

Golin e vetëm për Lirinë e realizoi Diar Nikqi, duke e mbajtur ndeshjen të hapur deri në fund. Megjithatë, mysafirët nuk arritën të shmangin humbjen.

Kjo ndeshje shënoi edhe debutimin e Ismet Munishit në stolin e Lirisë, por trajneri prizrenas e nisi aventurën me disfatë në Kupën e Kosovës.