Mjekët shqiptarë të Zvicrës, histori suksesi dhe sfida

Mjekët shqiptarë të Zvicrës, histori suksesi dhe sfida

Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër (LMSHZ) është ndër shoqatat më aktive të komunitetit shqiptar. E themeluar më 2018, kjo organizatë ka bashkuar rreth 100 mjekë që punojnë dhe jetojnë në Zvicër. Nga takimet e para në Lucern e Winterthur, deri tek Kuvendi Nismëtar në Bernë, mjekët shqiptarë ndërtuan një platformë që i mban të lidhur profesionalisht e shoqërisht.

Në këto vite, LMSHZ ka sjellë projekte të mëdha si Swiss Medical School në Prishtinë, simpoziumet shkencore të akredituara në Zvicër, por edhe trajnime e seminare për komunitetin. Një nga arritjet më të rëndësishme ishte ndikimi i mjekëve shqiptarë në ndryshimin e rregulloreve zvicerane për njohjen e diplomave, duke lehtësuar rrugën për kolegët që nisën punën para vitit 2010.

Sot, LMSHZ jo vetëm që përfaqëson interesat e mjekëve shqiptarë, por po ndërton edhe ura me universitetet dhe spitalet në Kosovë e Shqipëri. Përveç edicionit të dytë të Swiss Medical School më 8–9 nëntor në Prishtinë, shoqata do të jetë bashkorganizatore e Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë këtë shtator. Mesazhi i tyre është i qartë: “Suksesi në Zvicër kërkon standarde të larta e përkushtim, por ne jemi këtu për ta bërë këtë rrugë më të lehtë”. /albinfo.ch