Më shumë se 50 vjet miqësi: shokët e Yorkshire-it që takohen çdo të enjte

Më shumë se 50 vjet miqësi: shokët e Yorkshire-it që takohen çdo të enjte

Në Yorkshire, Angli, një grup shokësh kanë dëshmuar se koha nuk është pengesë për miqësinë. Që prej vitit 1968, ata kanë mbajtur një zotim të thjeshtë: çdo të enjte mbrëma, të takohen për një birrë në të njëjtin pub. Më shumë se pesë dekada më vonë, tradita vazhdon në të njëjtin tavolinë, në të njëjtin vend, me të njëjtin humor.

Çdo javë, pa marrë parasysh ndryshimet që solli jeta, si martesa, punë, pensione e madje edhe humbja e disa miqve, ata nuk e kanë thyer ritmin. Edhe pandemia, që ndali botën, nuk i ndau: shoqërinë e tyre e vazhduan nëpërmjet ekraneve të kompjuterit, duke u bashkuar me Zoom.

Sot, shokët e rinisë janë në moshën e tretë, por për ta, e enjtja mbetet dita e shenjtë e miqësisë. Nga bisedat e dikurshme për futboll e dashuri, tash flasin për shëndetin dhe kujtimet e hershme, por qeshin po aq fort. Historia e tyre është quajtur një nga traditat më jetëgjata sociale në Mbretërinë e Bashkuar, një dëshmi e rrallë se shoqëria e vërtetë mund t’i mbijetojë kohës, sfidave dhe vetë historisë.