LDK publikon listën e kandidatëve për deputetë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë publike listën e kandidatëve që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
“Ky është përfaqësimi i të ardhmes sonë. Lista përmban një përzierje të profesionistëve të dëshmuar, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë dhe përgjegjësi, si dhe figurave që kanë kontribuar në ndërtimin e institucioneve, ekonomisë, arsimit dhe sigurisë. Çdo emër në këtë listë përfaqëson vlera të forta: integritet, besim dhe shërbim ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Abdixhiku.
