Lahaj & Qerkezi me koncert festiv në Zciver për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Lahaj & Qerkezi me koncert festiv në Zciver për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Zvicër organizon një mbrëmje artistike për të shënuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ngjarja do të zhvillohet më 23 shkurt 2026, në Victoria Hall në Gjenevë, duke filluar nga ora 19:30. Për publikun do të performojë tenori Ramë Lahaj, me Marigona Qerkezi si mysafire speciale.

Tenori Lahaj ka ftuar bashkatdhetarët në Zvicër të marrin pjesë në këtë mbrëmje festive. Hyrja është falas, ndërsa pjesëmarrja kërkon rezervim paraprak të vendit përmes linkut të dedikuar nga organizatorët.

“Këtë herë kam nderin që mysafire speciale të jetë Marigona Qerkezi, një krenari për të gjithë ne,” ka shkruar Lahaj në njoftimin e tij.

Për informacione shtesë mbi organizimin, qytetarët mund të kontaktojnë Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë përmes emailit zyrtar.