Ky është vendi evropian ku rripi i sigurimit nuk është obligativ

Ky është vendi evropian ku rripi i sigurimit nuk është obligativ

Duket e pabesueshme për shumë shtete evropiane, por në Monaco përdorimi i rripit të sigurimit në vetura nuk është i detyrueshëm me ligj.

Edhe pse kufiri i shpejtësisë në rrugët e qytetit është vetëm 50 km/h, ligji nuk kërkon që shoferët apo pasagjerët të vendosin rripin gjatë udhëtimit.

Çështja e rripave të sigurimit ka rifituar vëmendjen e autoriteteve së fundmi gjatë një mbledhjeje të Këshillit Kombëtar të Monacos.

Nga 24 anëtarë, katër mbështetën një propozim për ta bërë përdorimin e rripit të detyrueshëm.

Mathilde Leclerc, që foli në emër të këtij grupi, theksoi se Monaco nuk mund ta shmangë për shumë gjatë këtë debat dhe se siguria rrugore duhet të jetë një prioritet.

Propozimi aktual parashikon që rripi të bëhet të paktën i detyrueshëm gjatë natës, kur rritet rreziku i aksidenteve dhe numri i shoferëve të dehur është më i lartë.

Kjo nismë synon të reduktojë incidentet dhe të rrisë sigurinë për të gjithë përdoruesit e rrugës.