Kriminelët e Banjskës në tribunat e “Maracanës” – Serbia i mbron e i nderon terroristët

Kriminelët e Banjskës në tribunat e “Maracanës” – Serbia i mbron e i nderon terroristët

Pesë pjesëtarë të bandës së kryekriminelit Milan Radoiçiq janë parë hapur në stadiumin “Maracana” të Beogradit, të martën mbrëma gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë. Në vend që të përballen me drejtësinë, ata shfaqen të lirë dhe të privilegjuar në publik.

Pjesë e koreve anti-Kosovë

Danilo Iliq, Danijel Xhukiq, Marjan Radojeviq, Stefan Radojkoviq dhe Stefan Jovanoviq – të gjithë të akuzuar për terrorizëm në Banjskë – ishin mes turmës që këndonte vazhdimisht këngë kundër Kosovës. Serbia pësoi humbjen poshtëruese 5:0 nga Anglia, por në tribunë pushtetin e mori gjuha e urrejtjes dhe krimi.

Shfaqja publike me “bekimin” e Beogradit

Fotografitë e tyre u publikuan nga llogaria “Usrana Motka” në platformën “X”. Kjo llogari shkruan se grupi i Radoiçiqit veproi me urdhër të Zhvallegës, duke ardhur nga Zveçani dhe Mitrovica e Veriut. Në stadium ishin të gatshëm për të terrorizuar tifozët e pranishëm.

Përleshje e dyshimtë

Gjatë ndeshjes pati edhe një përleshje, ku dyshohet për përfshirjen e të njëjtit grup. Ky fakt tregon edhe një herë se Serbia jo vetëm që i mbron terroristët, por i lejon ata të krijojnë tensione para syve të gjithë botës.

Kujtesë: akuzat e Banjskës

Të akuzuarit për sulmin terrorist të shtatorit 2023 në Banjskë ngarkohen për:

  • Kryerjen e veprës terroriste
  • Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës
  • Lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit
  • Shpërlarje parash

Fakti që ata shfaqen të lirë në stadiumin kryesor të Serbisë është dëshmia më e qartë e politikës shtetërore serbe për mbrojtjen e krimit dhe terrorizmit.