KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Pas rinumërimit të 2,557 fletëvotimeve, procesi ka përfunduar gjatë vikendit.

Sipas të dhënave përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 51.10% të votave (487,077 vota), duke siguruar 57 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.19% të votave (192,434 vota) dhe fiton 22 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 13.24% të votave (126,163 vota), që i japin 15 ulëse.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50% të votave (52,423 vota), duke fituar 6 ulëse, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.49% të votave (42,759 vota) dhe 9 ulëse në Kuvend.