KQZ shpall rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale dhe kryetarët e komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale në komunat e Kosovës, si dhe ka certifikuar rezultatet për kryetarët e komunave, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Vendimi u mor me 10 vota “për”, raporton Ekonomia Online.
Në fillim të mbledhjes së fundit, KQZ vendosi shpalljen e rezultateve përfundimtare për kryetarët e komunave të Prishtinës, Junikut dhe Mamushës. Ky vendim erdhi pas konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) se procesi i ankesave për këto komuna ishte përmbyllur.
Më pas, KQZ certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të 35 komunave të tjera, përfshirë: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Rezultatet për këto komuna u shpallën më 25 tetor 2025.
Në vijim të rendit të ditës, KQZ miratoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për anëtarët e 37 Kuvendeve Komunale të mbajtura më 12 tetor 2025. Komunat për të cilat u shpallën rezultatet janë: Deçan, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Megjithatë, rezultati për Kuvendin Komunal të Gllogocit (Drenasit) nuk u shpall ende, pasi Gjykata Supreme nuk ka përmbyllur ende vendimmarrjen për ankesën e parashtruar në këtë institucion.