KQZ publikon qendrat e votimit me kusht për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, qytetarëve do t’u mundësohet votimi me kusht në të gjitha komunat e vendit.
Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, në secilën komunë do të funksionojë vetëm një Qendër e Votimit me Kusht. Këto qendra janë të dedikuara për votuesit që, për arsye të ndryshme, nuk e gjejnë emrin e tyre në listën e votuesve në qendrën e rregullt të votimit.
KQZ ka bërë të ditur se adresat e Qendrave të Votimit me Kusht janë publikuar në një tabelë të veçantë, përmes së cilës qytetarët mund të informohen saktë për vendndodhjen e qendrës përkatëse në komunën e tyre.
Po ashtu, për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përmes aplikacioneve WhatsApp dhe Viber në numrin: +383 46 130 013.
Këto janë qendrat e votimit me kusht:
