Kosova renditet e 41-ta në listën “Fair Play” të UEFA-s

Kosova renditet e 41-ta në listën “Fair Play” të UEFA-s

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se Kosova zë vendin e 41-të në listën “Fair Play” të UEFA-s, një tregues i përkushtimit, disiplinës dhe frymës sportive në futbollin kosovar.

Përmes një postimi në Facebook, FFK thekson se ekipet kombëtare dhe klubet janë të përkushtuara për respekt, lojë të pastër dhe sportivitet – vlera që po japin rezultate konkrete.

“Jemi krenarë për progresin dhe për vlerat që po ndërtojmë!”, thuhet në njoftimin e Federatës.