Komuna e Gjilanit, shembull në angazhimin e diasporës sipas raportit të Institutit GAP

Komuna e Gjilanit, shembull në angazhimin e diasporës sipas raportit të Institutit GAP

Komuna e Gjilanit është vlerësuar pozitivisht nga Instituti GAP për angazhimin e diasporës në Kosovë. Raporti “Fuqizimi i kapaciteteve të komunave për angazhimin e diasporës në Kosovë”, i realizuar me mbështetjen e GIZ-së në emër të Qeverisë gjermane, nxori në pah hapat konkretë që kjo komunë ka ndërmarrë për të forcuar lidhjen me mërgatën.

Zyrtarët e komunës prezantuan kapacitetet e institucionit për ofrimin e shërbimeve, koordinimin me nivelin qendror dhe rëndësinë e përfshirjes më të madhe të diasporës në zhvillimin ekonomik lokal. Ata po ashtu garantuan se gjetjet dhe rekomandimet e raportit do të zbatohen në praktikë.

Në kuadër të planit të kryetarit Alban Hyseni, Komuna e Gjilanit ka paraparë disa veprime konkrete: krijimin e Zyrës për Diasporën brenda institucionit, organizimin e Forumit Ekonomik të Diasporës, zhvillimin e Panairit “E-Jona” për promovimin e produkteve vendore dhe funksionalizimin e Zonës Ekonomike për të tërhequr investime, me fokus të veçantë në bashkatdhetarët.

Gjithashtu, në komunë funksionon Rrjeti i Bizneseve të Diasporës dhe shoqata të bashkatdhetarëve, që mbajnë takime të rregullta me udhëheqësit lokalë. Zyrtarët ndanë edhe tregime suksesi të investimeve nga diaspora, duke treguar ndikimin e drejtpërdrejtë që mërgata ka në zhvillimin ekonomik të Gjilanit.