Kidda dhe ZKR “shënojnë gol” me këngën e re për Edon Zhegrovën

Reperi i njohur Kidda, në bashkëpunim me ZKR, ka publikuar projektin e ri muzikor “Zhegrova”, të dedikuar yllit të futbollit kosovar, Edon Zhegrova.
Ajo që e bën edhe më unik videoklipin është pjesëmarrja e vetë futbollistit, i cili shfaqet në spot dhe i jep këngës një dimension autentik, duke e lidhur artin me sportin.
Ky projekt vjen në një moment kulmor për karrierën e Zhegrovës, vetëm pak ditë pas transferimit të tij nga Lille te Juventusi, lëvizje që ka zgjuar entuziazëm te tifozët dhe admiruesit e futbollit.
Kidda dhe ZKR, përmes kësaj kënge, jo vetëm që festojnë suksesin e një sportisti të madh, por gjithashtu sjellin një mesazh krenarie për Kosovën në skenën muzikore dhe sportive.