Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kryesojnë nominimet për “Grammy 2026”

Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kryesojnë nominimet për “Grammy 2026”

Nominimet për çmimet prestigjioze “Grammy 2026” janë publikuar, dhe reperi Kendrick Lamar dhe këngëtarja Lady Gaga janë artistët me më shumë nominime këtë vit. Për herë të parë, zhanri K-Pop është futur në garën për “Këngën e Vitit”, duke shënuar një moment historik për industrinë muzikore globale.

Kendrick Lamar kryeson listën
Për të dytin vit me radhë, Kendrick Lamar është artisti me më së shumti nominime, gjithsej nëntë, duke përfshirë kategorinë kryesore “Albumi i Vitit” me projektin e tij GNX. Nëse Lamar fiton, GNX do të bëhej albumi i parë rep që merr çmimin kryesor që nga Speakerboxxx/The Love Below i Outkast në vitin 2004. Ai do të përballet me konkurrencë të fortë nga Tyler, The Creator me albumin eksperimental Chromakopia dhe nga rikthimi i grupit Clipse me Let God Sort Em Out – publikimi i tyre i parë që nga viti 2009. Ky është hera e parë në historinë e Grammyve që tre albume rep janë në listën e shkurtër për “Albumin e Vitit”.

Lady Gaga – rikthim te rrënjët elektro-pop
Lady Gaga ka marrë shtatë nominime, duke përfshirë albumin e saj Mayhem, një projekt që eksploron historinë e saj artistike dhe rikthen tingujt elektro-pop. Ajo dhe Lamar kanë pasur më parë nga pesë nominime për “Albumin e Vitit”, por asnjëri nuk ka fituar ende gramofonin e artë në këtë kategori.

Hyrja historike e K-Pop
Për herë të parë, dy këngë K-Pop janë nominuar për “Këngën e Vitit”: APT, bashkëpunim i Rosé dhe Bruno Mars, dhe Golden nga Hunter/x, kënga kryesore e filmit të animuar të Netflixit K-Pop Demon Hunters.

Performuesit dhe nominimet e tjera të spikatura
Ylli portorikan Bad Bunny, i cili do të performojë në Super Bowl 2026, është nominuar për albumin e tij Debí Tirar Más Fotos. Ky është vetëm rasti i dytë që një album plotësisht në gjuhën spanjolle nominohet për “Albumin e Vitit” – i pari ishte Un Verano Sin Ti i vetë Bad Bunnyt në vitin 2022.

Një tjetër moment i rëndësishëm është mungesa e Taylor Swift, e cila për herë të parë që nga viti 2006 nuk ka marrë asnjë nominim.

Datat dhe vendi i ceremonisë
Çmimet “Grammy 2026” do të ndahen më 1 shkurt në Los Angeles.

Artistët me më shumë nominime

  • Kendrick Lamar – 9
  • Lady Gaga – 7
  • Bad Bunny, Sabrina Carpenter, Leon Thomas – 6

Kategoria kryesore dhe nominimet e përzgjedhura

Kënga e Vitit:

  • Lady Gaga – Abracadabra
  • Doechii – Anxiety
  • Rosé & Bruno Mars – APT
  • Bad Bunny – DtMF
  • Hunter/x – Golden
  • Kendrick Lamar feat SZA – Luther
  • Sabrina Carpenter – Manchild
  • Billie Eilish – Wildflower

Regjistrimi i Vitit:

  • Bad Bunny – DtMF
  • Sabrina Carpenter – Manchild
  • Doechii – Anxiety
  • Billie Eilish – Wildflower
  • Lady Gaga – Abracadabra
  • Kendrick Lamar feat SZA – Luther
  • Chappell Roan – The Subway
  • Rosé & Bruno Mars – APT

Albumi i Vitit:

  • Bad Bunny – Debí Tirar Más Fotos
  • Justin Bieber – Swag
  • Sabrina Carpenter – Man’s Best Friend
  • Clipse – Let God Sort Em Out
  • Lady Gaga – Mayhem
  • Kendrick Lamar – GNX
  • Leon Thomas – Mutt
  • Tyler, The Creator – Chromakopia

Artisti i Ri më i Mirë:

  • Olivia Dean
  • Katseye
  • The Marias
  • Addison Rae
  • Sombr
  • Leon Thomas
  • Alex Warren
  • Lola Young