Jehona Kicaj triumfon me Çmimin Letrar “Hanna” në Hannover

Jehona Kicaj triumfon me Çmimin Letrar “Hanna” në Hannover

Shkrimtarja kosovare Jehona Kicaj, e vendosur prej vitesh në Gjermani, është nderuar me Çmimin Letrar “Hanna” – një nga vlerësimet më prestigjioze të qytetit të Hannoverit, për vitin 2025.

Ky çmim i rëndësishëm vjen vetëm pak muaj pasi romani i saj “ë” u përfshi në listën e ngushtë për Çmimin Gjerman të Librit 2025, duke e pozicionuar Kicajn mes zërave më të fuqishëm të letërsisë bashkëkohore në gjuhën gjermane.

Romani “ë” sjell një rrëfim të ndjeshëm dhe të thellë mbi fatin e një familjeje nga Kosova, e cila gjatë luftës detyrohet të largohet drejt Gjermanisë. Historia ndërtohet përmes perspektivës së një fëmije – një këndvështrim që i jep tregimit intensitet emocional dhe autenticitet të veçantë.

Vlerësimi i dyfishtë për “ë”, brenda një periudhe kaq të shkurtër, shënon një arritje të madhe në karrierën e Jehona Kicajt dhe një hap domethënës për promovimin e letërsisë kosovare në skenën ndërkombëtare.