Investim në të ardhmen: Arbër Ismajli premton tri shkolla të reja në Gjilan

Investim në të ardhmen: Arbër Ismajli premton tri shkolla të reja në Gjilan

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arbër Ismajli, ka prezantuar sot programin e tij arsimor për qytetin, duke premtuar ndërtimin e tre shkollave të reja gjatë mandatit të cilin synon ta fitojë në zgjedhjet e 12 tetorit.

Sipas Ismajlit, dy nga këto shkolla do të ndërtohen në zonën urbane të qytetit: njëra në Lagjen Fidanishtja dhe tjetra në Tregun e Gjelbërt. Ndërkohë, shkolla e tretë parashikohet të ndërtohet në zonën rurale, në fshatin Livoc të Ulët, duke adresuar nevojat arsimore edhe të komuniteteve jashtë qendrës së qytetit.

#meArbërin +3 shkolla të reja për fëmijët tanë. Investim në arsim, investim në të ardhmen”, tha Ismajli.