Ilir Poroshtica tërhiqet nga gara për Gjilanin

Ilir Poroshtica tërhiqet nga gara për Gjilanin

Kandidati i Listës Guxo për kryetar të Gjilanit, Ilir Poroshtica, është tërhequr nga gara në zgjedhje lokale. Vendimi i tij erdhi vetëm një ditë para se të niste zyrtarisht fushata e 12 tetorit.

Poroshtica kishte kundërshtuar disa projekte të kryetarit aktual, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili garon edhe për një mandat të ri.

Në njoftimin e tij, Poroshtica tha se dorëheqja është për arsye personale. Ai njoftoi gjithashtu se po largohet edhe nga anëtarësia dhe çdo pozicion në Listën Guxo.

“Pas shumë reflektimesh, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura. Falënderoj qytetarët që më mbështetën. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit,” shkroi ai.

Poroshtica shtoi se, pavarësisht këtij vendimi, do të vazhdojë të kontribuojë në shoqëri siç ka bërë deri tani.